Mirlind Daku ka debutuar me Osijek në Kroaci, në ndeshjen e djeshme kundër Hrvatski Dragovoljac. Sulmuesi që shënoi vjet 30 gola me Ballkanin e pati këtë mundësi pas tre vitesh.
Daku ishte huazuar te Kukësi e më pas te klubi nga Suhareka, kurse këtë verë u rikthye tek Osijek që e pati transferuar fillimisht nga Llapi.
Sulmuesi kishte edhe një vit kontratë me Osijek, pasi nga sot ka edhe tre të tjera. Daku ka nënshkruar deri më 30 qershor 2024, sikurse ka njoftuar klubi kroat përmes rrjeteve sociale ditën e sotme. /abcnews.al