Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situata e qetë në Dukat, ndërhyhet nga ajri e toka për të shmangur përhapjen e zjarrit në Parkun e Llogarasë

schedule10:57 - 9 Gusht, 2021

schedule 10:57 - 9 Gusht, 2021

Situata e zjarrit në fshatin Dukat, aktualisht paraqitet e qetë.

Aktualisht vatra zjarri janë aktive në zonë e quajtur gropat e Pirit në Karaburun.

Lexo edhe: Zjarret në vend, MB: Vatra aktive në fshatin Dukat i Ri, Karaburuni paraqet rrezikshmëri

Për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve po ndërhyhet nga ajri gjithashtu edhe nga toka, pasi autoritetet synojnë të shmangin përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Më herët Ministria e Mbrojtjes reagoi për situatën e zjarreve, duke theksuar se në vend vijon te ketë vatra zjarri aktive në fshatin Dukat i Ri si edhe në Gadishullin e Karaburunit duke paraqitur rrezikshmëri pasi ka përhapje drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!