Dy persona kanë tentuar të arratisen pasditen e sotme nga burgu “313” në Tiranë. Bëhet fjalë për personazhe të njohur të drejtësisë.
Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë me dije se kanë tentuar të largohen nga ambientet e burgut, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri. Dy të burgosurit kanë qenë në orarin e ajrimit në momentin që kanë tentuar të arratisen.
Ndërkohë, tentativa e tyre ka rezultuar pa sukses. Rasti do të referohet në prokurori nga Drejtoria e Burgjeve, ndërsa ata do të përballen me akuzën akuzën e tentativës së largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Kujtojmë se Çekaj po vuan dënimin pasi u arrestua për 613 kokainë të kapur në portin e Durrësit në vitin 2018. Ndërsa Pjetri është arrestuar pë grabitjen spektakolare, si pjesë e bandës së “Babagjyshëve”. Ai u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Holanda drejt vendit tonë.
Pjetri ka qenë pjesë e grupit kriminal (Babagjyshët) ku gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytete Tiranë, Laç, Fushë-Krujë, Kuçovë dhe Durrës kanë grabitur me armë disa argjendari. g.v/abcnews.al