Brazili u shpall kampion olimpik në Tokio 2020, pasi mposhti në shtesa me rezultatin 2-1 Spanjës. Pas ndeshjes festa zgjati goxha, ndërkohë që objektivi kryesor është titulli kampion bote në Katar 2022.
Në momentin e dhënies së medaljeve ditën e sotme, sulmuesi i Everton dhe Brazilit, Richarlison, ka “ngacmuar” presidentin e FIFA-s.
ano que vem é no Qatar ein, careca ? kkkkkkk @richarlison97 pic.twitter.com/ujvIL8cexL
— Julio Velasco (@eujuliovelasco) August 7, 2021
Sipas gazetarit brazilian, Julio Velasco, Richarlison i drejtohet Giani Infantino dhe i thotë: “Vitin tjetër në Katar, qeros”. Ai ka postuar edhe një video nga momenti i shpërndarjes së medaljeve, ku shfaqet edhe sulmuesi brazilian dhe Infantino. /abcnews.al