Emri i Leo Messit është lidhur disa herë me Interin, por gjithçka ka qenë më shumë një dëshirë e popullit zikaltër për të parë yllin argjentinas tek ekipi i tyre i zemrës.
Largimi i 34-vjeçarit nga Barcelona është tema e momentit në botën e futbollit. E ardhmja quhet PSG, por do ishte ndryshe nëse në krye të kampionëve të Italisë do të ishte akoma Massimo Moratti.
Ish-presidenti legjendar i klubit italian (1995-2013) ka folur rreth Messit në prononcimin e dhënë për Radio Kiss Kiss, duke u shprehur se do bënte gjithçka për të transferuar argjentinasin në Milano.
“Në kohën time, nëse do të më krijohej mundësia, do të kisha bërë të pamundurën për ta marrë Leo Messin tek Interi“, deklaroi 76-vjeçari. /abcnews.al