Sipas një studimi nga Insider Intelligence, përdoruesi mesatar i smartphone shpenzon 3 orë dhe 10 minuta çdo ditë duke përdorur pajisjen e tij. Rreth 2 orë dhe 51 minuta nga kjo kohë shpenzohen në aplikacione (aplikacionet përbëjnë afërsisht 90% të përdorimit të smartphone).
Punonjësit e ditëve të sotme karakterizohen nga një fleksibilitet i lartë. Ata sfiduan pandeminë nëpërmjet punës shtëpia, larg mjediseve të bashkëpunimit me kolegët dhe eprorët, duke menaxhuar produktivitetin, socializimin, kohës dhe përgjegjësive të familjes. Konferencat dhe mbledhjet u kthyen në takime në Zoom, telefonata dhe video-telefonata; dhe smartphone-t kryen një funksion edhe më thelbësor se më parë, si një mjet komunikimi dhe produktiviteti.
Me kalimin e kohës, mesazhi ishte tepër i qartë: smartphone-t janë një mjet pune i dobishëm për t’i mbajtur punonjësit të lidhur, të informuar dhe të angazhuar. Por sa e kanë kuptuar dhe kapluar kompanitë shqiptare këtë mundësi?
Në këtë aspekt, Grupi BALFIN duket se është një hap përpara. Si një ndër grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në zonën e Ballkanit Perëndimor, me afro 6’000 punonjës, BALFIN ka treguar ndër të tjera gjatë viteve se nuk i lë mundësitë novatore t’i shpëtojnë.
Një dëshmi e kësaj të fundit është prezantimi i BALFIN App, një aplikacion për informimin dhe punonjësit e shoqërive të Grupit BALFIN. Pas një pune të gjerë në kërkim, sondazhe me punonjësit, studime në angazhimin e kapitaleve njerëzore dhe zhvillim për afro një vit, produkti është një aplikacion dinamik shumë-funksional. Kjo platformë novatore është ndërtuar më në qendër punonjësin, kërkesat dhe përvojën e tij përdoruese. Duke marrë parasysh diversitetin, shtrirjen gjeografike në shtatë vende dhe madhësinë e grupit, ky aplikacion erdhi si një nevojë e pashmangshme për të mbajtur të gjithë punonjësit të lidhur dhe të informuar, kurdo dhe kudo. Edhe pse me nisjen e lockdown-it zhvillimi kishte filluar, e gjithë përvoja e punës nga shtëpia dhe komunikimit të distancuar e bëri edhe më të nevojshëm krijimin e një platforme të tillë. Në fakt, kompania shprehet se kjo përvojë vërtet i vuri prioritetet në perspektivë dhe arriti të stimulojë krijimin e një aplikacioni edhe më të mirë.
Nëpërmjet BALFIN App, të gjithë punonjësit e Grupit kanë qasje në gjithçka lidhur me punën dhe zhvillimet e kompanisë: lajme rreth zhvillimeve të reja dhe aktiviteteve të përgjegjësisë sociale, bibliotekën e kompanisë, oferta, vende pune të reja, këshilla, trajnime, materiale të dobishme si rregullore dhe procedura, madje edhe përmbajtje argëtuese. Për ngjarjet më të rëndësishme, punonjësit njoftohen në kohë reale edhe me një “notification”.
“Punonjësit tanë janë partnerët më të rëndësishëm që kemi, prandaj jemi të përkushtuar në ndërtimin e programeve dhe platformave për zhvillimin profesional, përmirësimin e përhershëm kushteve të punës, informimin dhe krijimin e një bashkëbisedimi të hapur. Ne tentojmë të përmirësojmë standardet në çdo proces në të gjitha vendet ku jemi të pranishëm. BALFIN App aktualisht përbën dëshminë më të fortë të këtij përkushtimi, pasi përfaqëson një dimension të tërë të punës, bashkëpunimit dhe angazhimit që ndodh në BALFIN. Kjo platformë digjitale i ofron punonjësve një sërë funksionesh të dobishme për punën e përditshme dhe informim për zhvillimet më te reja, por më e rëndësishmja, i jep hapësirë dhe zë për t’u shprehur,” – tregon Elvin Nosi, Drejtor i Burimeve Njerëzore të Grupit BALFIN.
Ekspertët digjitalë të Grupit BALFIN shprehen pozitivisht për nivelin e bashkëveprimit dhe përshtypjet e stafit në lidhje me aplikacionin këto muaj të parë, dhe janë optimistë për rritjen e përdorimit dhe shtimit të funksioneve të reja. Së shpejti, punonjësit do të kenë mundësi të aplikojnë lejen vjetore, të vlerësojnë performancën, madje dhe të përmbushin funksione të ndryshme të punës së përditshme.
Por sa e kënaqur është kompania për këtë projekt dhe rezultatet e tij?
Në Grupin BALFIN, iniciativa të tilla nuk shihen si produkte finale. “BALFIN App është një përvojë dhe një ‘udhëtim’. Sapo përmbushen disa objektiva, shfaqen disa të tjera. Ne jemi gjithmonë në kërkim të arritjes së ekselencës dhe niveleve të reja, në çdo gjë që bëjmë,”- kështu shprehet Gert Zenelaj, Manaxher i Digjitalit dhe Brandit, mbi filozofinë e Grupit BALFIN, ‘koduar’ edhe në aplikacionin interaktiv. /abcnews.al/