Bregoviç në Festën e Birrës? Reagon administratori i Birra Korça: Për të ftuarit vendos bashkia

schedule12:01 - 6 Gusht, 2021

schedule 12:01 - 6 Gusht, 2021

Ftesa për muzikantin serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë ka shkaktuar mjaft reagime në opinionin publik.

I pyetur në lidhje me këtë, administratori i Birra Korça, Dhimitri Zonja ka sqaruar për televizionin Neës24 se i gjithë aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës dhe është pikërisht ajo që vendos dhe për të ftuarit.

Lexo edhe: Nga Besa, Stresi deri te Vesa Luma, të gjithë kundër prezencës së Goran Bregoviç në Shqipëri

Ai theksoi se si pjesëmarrëse Birra Korça ka si detyrim të përfaqësojë sa më denjësisht produktet e saj.

“Këto ditë ka pasur disa spekulime dashakeqe lidhur me ftesën që i është bere këngëtarit serb Goran Bregoviç për të qenë pjesëmarrës në festën e përvitshme të birrës në qytetin e Korçës. Ne e dimë se festa e birrës në Korçë identifikohet si festa e Birrës Korça që është simbol i qytetit, por ky aktivitet nuk organizohet prej nesh. Është bashkia Korçë që vendos për gjithçka që ka të bëjë me festën, përfshirë edhe listën e të ftuarve.

Ne jemi një nga subjektet pjesëmarrëse që kemi obligim përfaqësimin sa më dinjitoz të produkteve tona që i kanë sjellë Korçës këtë festë”, deklaroi administratori i Birra Korça.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!