Zjarret e shumta që kanë mbërthyer vendin po shkaktojnë një situatë kaosi në qytetet e pjesës jug-perëndimore të Turqisë.
Madje, mëngjesin e sotëm, banorët e Izmirit e ndjenë në një moment veten si në planetin Mars, ku gjithçka dukej e kuqe, ndërsa dielli një pikë që shndrin në qiell.
Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit duke rritur shqetesimin për ndryshimet e mëdha klimaterike në botë, të cilat po shkaktojnë zjarre gjigante duke shkrumbuar mushkëritë e planetit. /abcnews.al