Shitja e Lukaku, Steven Zhang në dilemë prej tërbimit të tifozëve

schedule16:40 - 5 Gusht, 2021

schedule 16:40 - 5 Gusht, 2021

130 milion euro në tavolinë dhe të thuash jo nuk është aspak e lehtë, sidomos në situatën financiare që është Interi për momentin.

Chelsea e ka bërë pjesën e vet, ndërkohë nga ana tjetër edhe Romelu Lukaku e ka shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer në Angli.

Presidenti i Interit, Steven Zhang, sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, po rishikon vendimin për të ardhmen e Lukaku.

Shkak është bërë presioni i madh i tifozëve, të cilët kanë shpërthyer në rrjetet sociale dhe kanë nisur të shpalosin pankarta edhe pranë qendrës stërvitore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!