Luli Makashi, 57-vjeçe e shpallur në kërkim për mashtrim është ndaluar nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.
Policia njofton se ajo ishte dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. I njëjti vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasen Luli Makashi, 57 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, vendim të cilin e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit Tiranë”, njofton policia. m.v/abcnews.al