CNN: 120 vatra zjarri në Shqipëri, situatë kritike në Vlorë, ndihma nga Çekia dhe Holanda

schedule22:51 - 4 Gusht, 2021

schedule 22:51 - 4 Gusht, 2021

Situata e zjarreve në Europë ka qenë në vëmendjen e mediave ndërkombëtare për shkak të përmasave që kanë marrë flakët.

CNN ka vendosur në faqen e saj të parë, një shkrim në lidhje me këtë situatë, kryesisht në Greqi, Turqi dhe Itali ku përmendet edhe Shqipëria.

Media ndërkombëtare shkruan se Holanda dhe Republika Çeke po dërgojë helikopterë në Shqipëri ndërsa Sllovenia ka dërguar 45 forca zjarrfikëse në Maqedoninë e Veriut.

Duke cituar të dhëna nga ERCC, ajo shkruan se Shqipëria ka më shumë se 120 vatra zjarri të përhapura edhe më shumë pas temperaturave të larta të ditëve të fundit, ndërsa situata paraqitet më kritike në Vlorë.

Banorët e kryeqyteti grek janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda në shtëpi me dritaret e mbyllura për shkak të temperaturave të larta dhe ajrit të rënduar si pasojë e zjarrit që shpërtheu të martën në periferi të qytetit. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!