Situata nga zjarret, Meta: Mirënjohje BE-së për ndihmën

schedule13:38 - 4 Gusht, 2021

schedule 13:38 - 4 Gusht, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit që Bashkimi Evropian do të vijë në ndihmë Shqipërisë për të përballuar betejën me zjarret.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se i jemi mirënjohës BE-së për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike

“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.

Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike! ????”, shkruan Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!