Gjermania, Franca dhe Italia janë prodhuesit më të mëdhenj të akullores në BE, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara sot.
Në vitin 2020, BE prodhoi më shumë se 2.9 miliardë litra akullore, 9% më pak se një vit më parë. Gjatë së njëjtës periudhë, Shtetet Anëtare të BE-së eksportuan 232 milionë kilogramë akullore në vendet jashtë BE-së, me një vlerë totale prej 752 milionë eurosh. Për më tepër, importet e akullores nga vendet jashtë BE-së arritën në 79 milionë kilogramë, me një vlerë totale prej 182 milionë eurosh. Ndërsa vëllimi i importeve të akullores jashtë BE-së u ul (-4%) në krahasim me vitin 2019, eksportet u rritën me 5%.
Ndër vendet anëtare të BE -së, Gjermania ishte prodhuesi kryesor i akullores në vitin 2020, duke prodhuar 642 milionë litra akullore. Ajo u pasua nga Franca (të dhënat e vitit 2019: 516 milion litra) dhe Italia (509 milion litra).
Sipas Eurostat, Gjermania nuk është vetëm prodhuesi kryesor i akullores në BE, por edhe prodhuesi i akullores më të lirë, me 1.3 euro për litër. Franca raportoi çmimin më të lartë në 2.2 euro për litër akullore (të dhënat e vitit 2019), e ndjekur nga Italia me një çmim mesatar prej 2 euro për litër akullore.
Sidoqoftë, eksportuesi më i madh i akullores jashtë BE -së është Franca, e cila në vitin 2020 eksportoi 59 milionë kg akullore, duke përbërë 25% të eksporteve jashtë BE -së. Hollanda ndiqet nga eksportet e 38 milionë kg akullore (16 % e eksporteve totale të BE -së), Gjermania me eksporte prej 29 milion kg ose 13%, Italia me 20 milion kg ose 9% dhe Belgjika me 16 milion kg ose 7%./abcnews.al