Afera 700 mijë € dhe aleanca Berisha-Meta, si e kthyen drejtësia e politika pandëshkueshmërinë në model

schedule20:33 - 3 Gusht, 2021

schedule 20:33 - 3 Gusht, 2021

Gjatë qeverisjes së PD në vitet 2005-2009, aleati i Berishës, Ilir Meta, asokohe zëvendës kryeministër dhe ministër i jashtëm, u shfaq me zë e figurë duke folur për një aferë korruptive me shifrën 700 mijë euro.

Duart e pastra të Berishës u zhdukën dhe në skenën politikë u konsolidua fenomeni i “gishtave obezë të korrupsionit”, një retorikë e përdorur nga opozita socialiste, si akuzë për Ilir Metën.

Drejtësia e kohës nuk dha asnjë ndëshkim për ministrin e akuzuar për korrupsion, me argumentin qesharak, se ishte fjala për videomontazh dhe jo korrupsion.

Ndërsa Berisha i cili ishte përbetuar për luftë kundër korrupsionit, mori në mbrojtje aleatin e tij Ilir Meta dhe zyra e këtij të fundit, nuk mbeti bosh. Në vend të Metës u emërua një tjetër drejtues i LSI-së dhe koalicioni Meta-Berisha vazhdoi.

Ish-kryeministri e ka treguar pak vite më vonë arsyen pse nuk e dorëzoi Metën.

Kështu, pa ndëshkueshmëria u kthye në model edhe gjatë qeverisë Berisha, në fundin e së cilës shifrat e korrupsionit ishin shumë herë më të larta se ato të qeverisë Nano. Gjatë tetë viteve të qeverisë Berisha, sipas raporteve të KLSH-së, dëmi ekonomik arriti në 133.6 miliard lekë.

Në këtë situatë, do të shfaqej premtimi i radhës nga lideri i socialistëve Edi Rama: “Luftë pa kompromis kundër korrupsionit.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!