120 milion € për Lukakun janë tunduese, Interi ideon sulmin e ri

schedule20:13 - 3 Gusht, 2021

schedule 20:13 - 3 Gusht, 2021

100 milion euro plus Marcos Alonso, kjo ishte oferta e parë e Chelsea, që mund të shtohet edhe me 20 milion të tjera dhe do e vinte Interin në vështirësi.

Kampionët e Italisë kanë nevojë për para dhe nga ana tjetër do të bënin figurë të mirë nëse vetë Romelu Lukaku do të shtynte për t’u rikthyer te Chelsea.

Kuptohet që oferta e bërë e ka vënë Interin në pozitë, madje në Itali raportojnë se po mendojnë edhe për lëvizjet në sulm nëse Lukaku shitet te kampionët e Europës.

Njëri prej tyre është Duvan Zapata, një sulmues që e njeh mirë Serie A dhe garanton gola. Atalanta, që është pranë afrimit të Tammy Abraham, mund të heqë dorë nga sulmuesi i tyre.

Tjetri është Joaquin Correa, të cilin trajneri Simone Inzaghi e njeh mirë për shkak se e ka pasur nën urdhra gjatë kohës që drejtonte Lazion. / abcnews.al