Anderlecht përforcohet me një sulmues të Bayern Munich në prag të ndeshjes së të enjtes me Laccin në turin e tretë të Conference League.
Klubi belg, sikurse edhe ai gjerman, ka njoftuar marrëveshjen për huazimin e Joshua Zirkzee, sulmuesi 20-vjeçar që sezonin e shkuar ishte pjesë e Parma në Serie A.
Z is voor Zirkzee. From Bayern to Brussels: bienvenue, Joshua. ?? Read more at https://t.co/PlnzoWu4o1 pic.twitter.com/krcHlfNQkq
— RSC Anderlecht (@rscanderlecht) August 3, 2021
Zirkzee nuk la gjurmë në kampionatin italian, ndërkohë që Bayern ka menduar ta huazojë sërish holandezin. Ai ka nevojë për minuta që të rritet dhe Anderlecht e kërkoi dhe e mori në skuadër. / abcnews.al