Zjarret në Gjirokastër, nënkryetari i bashkisë bën fajtor bujqit

schedule15:59 - 3 Gusht, 2021

schedule 15:59 - 3 Gusht, 2021

20 hektarë tokë janë shkrumbuar si pasojë e zjarreve që ranë në fshatrat Palokastër dhe Qesarat të Gjirokastër

Sipërfaqet e djegura janë kryesisht shkurre.

Sipas bashkisë së Gjirokastër nga zjarri u rrezikuan disa banesa dhe shkolla e fshatit Palokastër.

Nënkryetari Ylli Muho akuzoi blegtorët se i kanë vënë zjarret qëllimisht.

Unë sot akuzoj edhe një pjesë të mirë të qytetarëve, të pandërgjegjshëm, kryesisht blegtorë të cilët nën efektin e bërjes mirë të kullotës për ta pasur në stinën e dimrit, i nxjerrin sytë këtij shteti dhe qytetarëve duke bërë veprime të tilla dukë bërë veprime të tilla e duke vënë zjarre”, ka thënë ai.

Për blegtorët ka edhe një paralajmërim.

Nëse do të hasen vatra zjarri në territorin e një kontrate kullote, atëherë ajo do të prishet”, është shprehur ndër të tjera ai.

Janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për zjarret./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!