Nga një ekip kampion në tjetrin, Avdyli rikthehet në shtëpi: Ëndërr e realizuar

schedule14:57 - 3 Gusht, 2021

schedule 14:57 - 3 Gusht, 2021

Florent Avdyli ishte pjesë e Teutës në tre sezonet e fundit. Mesfushori nga Prishtina fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë me ekipin durrsak, me të cilin u nda më 1 korrik.

28-vjeçar është rikthyer në Kosovë, aty ku më parë ka luajtur me Hajvalinë, Fushë Kosovën, KF Trepça, Feronikelin dhe Lirinë e Prizrenit.

Avdyli është lojtari më i ri i Prishtinës. Rikthim në shtëpi për lojtarit e mesit të fushës, i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Kosovës.

Mirë se vjen Florent. Avdyli rikthehet nga Shqipëria në futbollin tonë, gjithashtu edhe tek Prishtina, pas përvojës së mëhershme dy vjeçare si junior i skuadrës tonë.

Njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar të Kategorisë Superiore, ka nënshkruar me klubin e futbollit Prishtina për tre vitet e ardhshme“, lexohet në komunikatën zyrtare të bardhekaltërve.

Avdyli foli pas firmosjes së kontratës, duke u shprehur i lumtur për rikthimin në shtëpi.  “Të veshësh fanellën e Prishtinës, është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Të luash nën logon e skuadrës e cila është më e trofeshmja në histori të futbollit kosovar, është një ëndërr e realizuar.

Duke u rritur në rrugët e këtij qyteti, jam rritur me Plisat dhe me dashurinë e qytetarëve të këtij vendi për futbollin dhe sportin në përgjithësi. Dashuria për këtë qytet, klubin e tifozët, më bënë të mos e mendoj dy herë zgjedhjen që ta vazhdojë karrierën tek Prishtina, kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës.

Rruga përpara do të jetë sfiduese, por me angazhim, vullnet e duke qenë të bashkuar, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kjo me synimin, që t’i vazhdojmë sukseset aty ku i lanë në edicionin e kaluar“, deklaroi lojtari në lidhje me aventurën e re. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!