Zjarret në Vlorë, prefekti: Vatrat i kemi të lokalizuar, nuk rrezikohet asnjë banesë

schedule12:21 - 3 Gusht, 2021

schedule 12:21 - 3 Gusht, 2021

Vlora është një ndër qarqet e vendit që duket se vatrat e zjarrit dhe përhapja e tyre ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Prefekti i Vlorës në një intervistë të dhënë për ABC ka dhënë detaje në lidhje me situatën e krijuar nga vatrat e zjarrit gjatë ditëve të fundit.

Mamaj në fjalën e tij është shprehur se flakët janë vënë nën kontroll dhe deri më tani asnjë shtëpi nuk është e rrezikuar as në Llogara dhe as në Dukat.

Sipas tij gjatë mesditës 500 forcave që ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit do u bashkohen edhe 2 automjete nga kompani private.

“Një nga vatrat kryesore të zjarrit është ajo e Karaburunit . Po punohet me intensitet për të parandaluar përhapjen e zjarrit në Llogara. Nuk rrezikohet asnjë banesë në Dukat apo në Llogara dhe deri më tani dhe me organizimin që kemi bërë dhe me ndërhyrjen e helikopterëve shpresojmë që të vendosim nën kontroll situatën.

Nuk kemi asnjë mungesë në mjete e nevojshme, kemi rreth 500 forca që po punojnë për të shuar vatrën e zjarrit që është përhapur me shpejtësi nga era. Pritet ndihmë nga vendet fqinje siç e ka thënë e ministri Peleshi, do të kemi bashkim të dy automjeteve nga një kompani private. Flakët i kemi të lokalizuar në të gjithë vijën, por intensiteti i erës dhe në kushtet e temperaturave të pazakonta i bën më të vështirë praninë e zjarrit dhe përhapjen e tij”, ka thënë ai.e.su/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!