Manastirliu ndan foton me mjeken në Sarandë: Prej 33 vitesh shërben me përkushtim ndaj qytetarëve

schedule11:13 - 3 Gusht, 2021

schedule 11:13 - 3 Gusht, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë një rrjetet sociale një foto krah dr. Harie Imera e cila shërben në spitalin e Sarandës.

Manastirliu shprehet se prej 33 vitesh, ajo punon me përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve të Sarandës por edhe pushuesve të shumtë në këtë qytet.

“Prej 33 vitesh dr.Harie Imera u shërben me përkushtim dhe profesionalizëm qytetarëve të Sarandës, por edhe pushuesve të shumtë në këtë qytet. Mirënjohje për punën e palodhur në gjithë këto vite”, shkruan ministrja. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!