Transgjinori nga Zelanda e re futet në histori, dështon në Tokio 2020

schedule15:40 - 2 Gusht, 2021

schedule 15:40 - 2 Gusht, 2021

Laurel Hubbard u fut në historinë e Olimpiadave, pasi është i pari transgjinor që garon. Sportisti nga Zelanda e re garoi në kategorinë e femrave, në peshën +87 kg.

43-vjeçarja shkaktoi shumë polemika dhe më tepër prej faktit që shikohej si pretendente për të marrë medalje.

Gjithsesi diccka e tillë nuk ka ndodhur, pasi Hubbard ka dështuar në të tria provat për të ngritur 125 kilogramë. /abcnews.al