Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe është bllokuar nga Twitter, për shpërndarje të “aktiviteteve të pazakonta”.
Profili i Filipçes më 16 korrik u kufizua nga ana e Twtter-it, pasi disa raste, gjatë futjes është dhënë kod i gabuar i verifikimit.
Siç njoftoi atëherë Ministria e Shëndetësisë, ky aktivitet ka qenë arsyeja që të kufizohet profili i ministrit, duke shtuar se punojnë për tejkalimin e problemit.
Deri dje, përdoruesit ende mund të “futeshin” në profilin e Filipçes, por vetëm pasi të lexonin paralajmërimin e postuar nga Twitter, por nga sot llogaria e ministrit Filipçe është “bllokuar plotësisht” nga rrjeti social Twitter./abcnews.al