Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka zhvilluar një komunikim në lidhje me situatën e zjarreve në vend.
Nga baza e Pashalimanit Peleshi u shpreh shërbimet zjarrfikëse si edhe Forcat e Armatosura janë në terren për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Gjithashtu ai theksoi se aktualisht Karaburuni është e vetmja vatër aktive serioze, duke shtuar se flakët kërcënuan bazën e Pashalimatit, por falë ndërhyrjes u bë i mundur kontrolli i situatës.
“Forcat tona të Armatosura janë në të gjithë territorin. Kushtet atmosferike janë të paparishkueshme. Së pari dua të solidarizohem me vendet tona fqinje ,Turqinë dhe Greqi pasi në ndryshim nga ne atje ka pasur edhe dëme në njerëz. Ne e konsiderojmë të realizuar me sukses sepse nuk kemi pasur humbje jete apo banesa të rrezikuara.
Natyrisht pushteti vendor së bashku me vullnetarë kanë dhënë kontributin e tyre. Në orët e para të mëngjesit është fikur edhe zjarri në Mamurras. Tani e vetmja vatër serioze ka mbetur Karaburuni. Deri tani kemi shmangur prekjen e Parkut të Llogarasë”, tha Peleshi.
/abcnews.al/