Ka tetë vite që pret me lot në sy që fëmijët e djalit të tij të dalin nga kampi “Al-Hol” në Siri për t’u kthyer në shtëpi. Dylber Shuli nga fshati Zargocan i Pogradecit vazhdon t’i qëndrojë zotimit se nuk i mbyll sytë pa u kthyer në shtëpi nipërit dhe mbesat e tij.
Edhe dje teksa 5 gra dhe 14 fëmijë u riatdhesuan nga kampi famëkeq në Siri, atij dhe të shoqes u mbetën sytë nga dera me shpresën se fëmijët e tyre do të ktheheshin në shtëpi. Ai nuk e di arsyen pse ata nuk erdhën për sa kohë mbesa e madhe Elona Shuli i ka thënë se do që të largohet “një orë e më parë” nga ai kamp.
“Mos më trego tani. Me shpresa kështu thoja që të dalin. E mora vesh. Ka një muaj që e kam marrë vesh që do të dalin. As vete dot. Edhe mbeta. Një orë e më parë thotë, e kam dëgjuar thotë që fëmijët e Krenarit nuk duan të dalin. As ne nuk e marrim vesh se çfarë bëhet këtu. Nuk ka shkuar njeri. Ajo do të vijë.
Ajo kërkoi që të pestë të vijnë. Edhe ajo më ka lënë një përshtypje më të rëndë. Thërriste “o baba më prit se erdha”. Kisha shpresë të madhe. Unë po iu them që është puna se ata thonë nuk na ka ardhur njeri të na thotë. Më mori ajo e Dumanit më tha mos ke marrë vesh gjë.
Po ku të marr vesh unë. Tha kam marrë vesh që nuk i nxjerrin se duan t’i martojnë. Në televizor i pashë., Fëmijët e Krenar Shulit janë të pafajshëm se janë fëmijë 12 vjeç e poshtë. Po të duan ata le të dalin. Pa ardhur njeri nuk del dot atje”, shprehet Dylber Shuli. m.v/abcnews.al


