Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinës anti-Covid

schedule14:29 - 1 Gusht, 2021

schedule 14:29 - 1 Gusht, 2021

Pfizer dhe Moderna kanë rritur çmimet e vaksinës anti-Covid në kontratat e fundit të furnizimit me Bashkimin Europian, sipas The Financial Times.

Çmimi i ri për Pfizer u rrit në 19.50 euro nga 15.50 euro, citoi gazeta duke iu referuar kontratës me BE-në. Çmimi i vaksinës Moderna u rrit në  25.50 dollarë kundrejt 19 euro në marrëveshjen e parë të prokurimit.

Komisioni Europian tha të martën se BE është në rrugën e duhur për të arritur një objektiv të vaksinimit të plotë të të paktën 70% të popullsisë së rritur deri në fund të verës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!