Luiza Gega ka zhvilluar një garë shumë të mirë në finalet e 3000 m me pengesa në Lojërat Olimpike, Tokio 2020.
Atletja shqiptare u rendit në vendin e pestë në baterinë e dytë, rezultat që e kualifikon në finalen e madhe të 4 gushtit.
32-vjeçarja regjistroi kohën 9:23:85 në garën e 3000 metrave me pengesa, duke siguruar një rezultat fantastik.
Gega është e para shqiptare në historinë e Lojërave Olimpike që ia del të kualifikohet në finalet e atletikes, që do zhvillohen më 4 gusht, duke nisur prej orës 13:00. /abcnews.al
https://streamable.com/bqehiv