Përhapen masivisht virozat e stinës, mjekja tregon dy rastet kryesore

schedule13:03 - 31 Korrik, 2021

schedule 13:03 - 31 Korrik, 2021

Gjatë muajit korrik në vend janë përhapur masivisht virozat e stinës . Kryesisht janë fëmijët ata të cilët preken më së shumti. Çdo ditë në qendrat shëndetësore paraqiten rreth 30 fëmijë të cilët shfaqen me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. Mjekja pediatre Valbona Shahinaj thotë për ABC në qarkullim janë dy lloje virozash.

“Situata me virozat e stinës paraqitet më e komplikuar. Në këtë periudhë kemi shtim të rasteve. Për secilin mjek 20-30 raste. Se spitalet kanë më shumë. Janë dy viroza kryesore. E para me diarre dhe të vjella në përgjithësi shkojnë me këtë, mund të kenë edhe temperaturë. Tjetra është me temperaturë të lartë 1-2 ditë që shkon në deri në temperaturë afër 40. Tek fëmijët kryesisht. Ka një kollë të lehtë më pas dhe mund të kalojë në bronshit”

Shpesh prindërit i drejtohen urgjencës pediatrike të QSUT, pa kontaktuar më parë mjekun e familjes. Mjekja tregon se në cilat raste prindërit duhet të shkojnë në spital.

“Vetëm tek raste shumë të rralla mund të ndodhin të shkojnë në qendra spitalore. Që kërkojnë shtrim në spital që kërkojnë më shumë. Temperatura e gjatë dhe fëmijët janë të lodhur, mos i lini deri në atë pikë.

Për të parandaluar prekjen nga viroza këshillohet që prindërit të tregohen të kujdesshëm në konsumimin e ushqimeve tek fëmijët dhe t përdorin sa më shumë lëngje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!