Njihuni me presidentin më të ri të BE -së … Van Damme

schedule13:48 - 30 Korrik, 2021

schedule 13:48 - 30 Korrik, 2021

Nga Paul Dallison, Politico

Brukseli po zbrazet. Plazhet e Europës po mbushen me njerëz. Por ka një sërë zyrtarësh të lartë të BE -së që do të kalojnë verën në Berlaymont. Gjatë periudhës së pushimeve verore në Europë, e cila fillon nga fundi i korrikut deri në gusht, kur eurokratët e Brukselit zakonisht dalin jashtë qytetit për pak diell, det dhe rërë – Komisioni Europian mbështetet në një grup komisionarësh që marrin përsipër detyrën e presidentit.

Presidenti i parë në detyrë për verën e këtij viti ishte Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič, i cili ishte në krye të postit nga java e kaluar deri të mërkurën, 28 korrik.

Por ka një kandidat të ri për presidentin e BE-së: Jean-Claude Van Damme. Ai do të ishte ideal si presidenti veror i Komisionit. Ai ka popullaritet dhe është i fuqishëm madje ka përvojë në një rol të ngjashëm, pasi ka qenë pjesë e kastit të filmit në “Second In Command”.

Megjithatë, ekziston një problem: Në 2011, ai shkoi në një festë ditëlindjeje për Ramzan Kadyrov, një udhëheqës çeçen dhe abuzues i të drejtave të njeriut.

Pra, çfarë bën një komisioner në Berlaymont kur të gjithë të zyrtarët e tjerë ndodhen larg qytetit?

Nënshkruajnë dokumenta. Më e rëndësishmja, ata duhet të jenë të pranishëm në zyrë. Kjo ka qenë detyra kryesore çdo verë që kur ish-shefi i Komisionit Jean-Claude Juncker  vendosi që çdo verë të zgjidhej një president i ri që në vitin 2017, duke e bërë të qartë se BE-ja është e hapur për çdo lloj marrëveshje gjatë gjithë vitit.

Këtë javë u grabit një argjendari në Francë dhe ngjarja ishte shokuese për dy arsye:

E para:  vjedhja u krye me një skuter dhe e dyta sipas the Guardian personat që ishin aty pranë thanë se nuk panë asgjë pasi ishin të mahnitur nga prania e një specialistit të arteve marciale: Jean-Claude Van Damme.

Por a do të jetë në krye të BE-së, Van Damme?

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!