Prekëse, humbi jetën duke u dërguar ujë zjarrfikëseve, momentet e fundit të 25-vjeçarit turk

schedule12:13 - 30 Korrik, 2021

schedule 12:13 - 30 Korrik, 2021

Mes katër viktimave që kanë humbur jetën në Turqi nga zjarret e dy ditëve të fundit është edhe një 25 vjeçar, i cili po dërgonte ujë zjarrfikësve.

I riu ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi në zonën që ai po punonte si vullnetar për të shpërndarë ujë.

Në mediat turke janë shpërndarë pamje nga momentet e fundit të Şahin Akdemir, i cili kishte postuar në rrjetet e tij sociale pamje nga vendi i rrezikut dhe bënte thirrje që të gjithë të kontribuonin në shuarjen e flakëve.

LEXO EDHE: Sfidë me zjarrin, flakët dhe tymi “pushtojnë” Bodrum në Turqi

pamjet prekëse tregojnë momentin kur 25 vjeçari me motorin e tij po transportonte ujë tel ekipet që po punonin për shuarjen e zjarrit në zonën e Marmaris. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!