Sfidë me zjarrin, flakët dhe tymi “pushtojnë” Bodrum në Turqi

schedule11:39 - 30 Korrik, 2021

schedule 11:39 - 30 Korrik, 2021

Turqia vijon luftën me shuarjen e flakëve të zjarrit që kanë përfshirë pjesën jugore.

Zjarret janë aktivizuar në 13 provinca në Turqi, përfshirë Adana, Antalia, Kayseri, Kütahya, Mersin, Muğla, Osmaniye.

Për shkak të zjarrit deri më tani kanë humbur jetën 4 persona, dhe 180 të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spital. Gjithashtu janë djegur mijëra hektarë pyje, banesa dhe kafshë.

Në disa video të siguruara nga abcnews.al nga Bodrum shikohen flakët e zjarrit dhe tymi që ka mbuluar vijën bregdetare duke shkaktuar panic te pushuesit.

LEXO EDHE: Turqia “nën pushtetin” e flakëve, 4 viktima dhe dhjetëra banesa të djegura

Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dijes e 21 vatra zjarri vijojnë të jenë të aktivizuara dhe era e bën më të vështirë punën për shuarjen e tyre. e.su./abcnews.al