Taksa për importet serbe, Mogherini: Cënon marrëveshjen tregtare

schedule20:03 - 21 Nëntor, 2018

schedule 20:03 - 21 Nëntor, 2018

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federika Mogerini i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës të anulojë vendimin për rritjen në 100 për qind të takses për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Përmes një deklarate për shtyp, Mogerini është shprehur se lëvizja e Prishtinës zyrtare shkel parimet e marrëveshjes për tregtinë e lirë dhe shpirtin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Gjithashtu, ky vendim i qeverisë së Kosovës përkeqëson më shumë situatën e tensionuar pas vendosjes së taksës fillestare prej 10 për qind”, ka vijuar Mogerini. Në këto kushte, shefja e diplomacisë europiane, i kërkon qeverise në Prishtinë të tërheqë menjehere vendimin e saj. /abcnews.al