Nëse e doni Bebe Rexhën thoni emrin e saj

schedule22:58 - 21 Nëntor, 2018

schedule 22:58 - 21 Nëntor, 2018

Këngëtarja shqiptar Bebe Rexha ka publikuar videoklipin e saj më të fundit dhe fansat duket se e kanë pritur shumë mirë. Këngëtarja me famë botërore po vazhdon pushtimin e klasifikimeve amerikane dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Pas performancës shpërthyese në MTV EMA të këngës së saj “I’m a Mess” tashmë ajo sjell projektin e saj më të ri.

Kënga “Say my name” në bashkëpunim me DJ David Guetta dhe artistin latin J Balvin, sapo u pagëzua me një video ku Rexha duket më energjike se kurrë. Me një interpretim vokal lehtësisht të identifikueshëm nga masa dhe më një stil karakteristik të saj, këngëtarja ka arritur të përcjellë të gjithë potëncialin e saj në videon e re. Që në skenat e para Bebe na mahnit më atmosferën florale dhe të larë në ngjyra neon. Temë e cila e shoqëron të gjithë videon. Nga skena në skenë vjen dhe transformimi i saj me veshje fantastike dhe lëvizje sensuale.

Kimia ndërmjet artistëve është e përkryer, ky nuk është projekti i parë i Rexhës dhe Guettas. Ata më parë kanë nxjerrë së bashku dhe bashkëpunimin me Nicki Minaj në këngën “Hey Mama”, e cila i dha famën botërore këngëtares shqiptare. Gjithashtu dhe reperi J Balvin nuk është i panjohur për skenën internacionale. Këtë verë ai solli super hitin “I like it” së bashku më Cardi B dhe Bad Bunny. Ai gjithashtu ka bashkëpunuar me këngëtarë të tjerë si Beyonce, Willy Williams etj.
Kënga “Say my name” është pjesë e albumit të ri të David Guetta-s të titulluar “7”. Në këtë album gjenden emra të mëdhenj të tregut amerikan të muzikës si: Sia, Justin Beiber, Nicki Minaj, Martin Garrix, Bebe Rexha etj.

Bebe Rexha ka premtuar projekte të reja shumë emocionuese për fansat së shpejti. Ndërkohë, na mbetet të shijojmë këtë super hit, duke mbështetur talentin shqiptar që vazhdon të përfaqësojë më së miri kulturën tonë nëpër botë./abcnews.al