Hedhësja e çekiçit, Alegna Osorio ka humbur jetën nga dëmtimet në kokë, të marra në një incident në stërvitje. Lajmin e njoftoi Instituti Kombëtar i Sportit Kuban.
19-vjeçarja Osorio u godit nga një çekiç në stadiumin olimpik në Kubë në prill dhe luftoi deri sot për jetën, pa mundur ta fitojë këtë betejë.
Osorio ishte pjesë e Lojërave Olimpike për të rinj dhe u rendit e katërta në Buenos Aires 2018 dhe mori medalje bronzi në kampionatet Pan-Amerikane nën 20 vjeç, dy vjet më parë. /abcnews.al