Kryetari i Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi këtë të enjte ka qenë në Shqipëri ku është takuar me kryedemokratin Lulzim Basha.
Në këtë takim Arifi ka deklaruar se e ka informuar kryetarin e PD-së në lidhje me të gjithë problemet që kanë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe të Bujanovcit.
Sipas tij nëse Shqipëria është e fortë dhe Kosova e pavarur dhe qytetarët e Luginës së Preshevës janë më të sigurtë.
“E kam informuar kryedemokratin me të gjithë problemet që kanë banorët në Presheva dhe sidomos në Bujanovc. Me situatën politike dhe të sigurisë dhe me situatën ekonomike, de kemi kërkuar ndihmën e shtetit shqiptarë. Pasi Shqipëria e fortë dhe në NATO dhe me një Kosovë të pavarur dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë më të sigurtë”, ka thënë ai./abcnews.al