Shkencëtari austriak jep alarmin për Vjosën: Po ndërtohet pa plan, sistemi do të shkatërrohet

schedule15:00 - 28 Korrik, 2021

schedule 15:00 - 28 Korrik, 2021

Prej me shumë se 20 vitesh shkencëtarë shqiptare dhe të huaj janë të angazhuar për të shpëtuar lumin e fundit të egër në Europën Qendrore, Vjosë. Nismës i janë bashkuar edhe figura të njohura botërore si aktori Leonardo Dicaprio. Në rrjedhën e këtij lumi dhe degët e tij  qëndruan më shumë se javë 30 shkencëtar nga Austria, Gjermania dhe Italia me qëllim studimin.

Të gjithë kërkojnë që Vjosa të shpallet park kombëtar, e cila do të ishte një garanci më tepër për të ndalur ndërtimin e 45 hidrocentraleve në të gjithë lumin. Shoqatat dhe qytetarë të zonave të Kalivaçit dhe Poçemit fituan betejën e parë për të ndaluar ndërtimin e dy hidrocentraleve. Ndërsa lufta do të zhvillohen në gjykatën e administrative të apelit ku kompania kërkon lejimin për të vazhduar punimet.

………………………………

Profesor Fritz Shimer është 80 vjeç, shkencëtar i famshëm austriak, profesor në universitetin e Vjenës. Prej disa vitesh ai udhëton përgjatë lumit dhe në degët e Vjosës, bashkë me disa dhjetra shkencëtarë që vijnë nga universitet prestigjioze të Evropës.  Është ndër të parët që zbret në terren. Përgjigjet pa përtesë kur i afrohemi me mikrofon për të na treguar pasionin e tij për Vjosën dhe betejën për ruajtjen e lumit të egër.

“Në 2016 në filluam të bashkëpunonin me institucionet shqiptare , universiteti i Tiranës, universiteti politeknik i Tiranës , universiteti i agrikuluturës i Tiranës. Filluam në 2016 dhe vazhduam dhe u përqendruam tek Vjosa sepse e konsiderojmë si një nga sistemet lumore më të mrekullueshme në Europe, sepse është e paprekur , një sistem nga natyral që nga kufiri me Greqinë deri në det dhe nuk kemi më sisteme të tilla në qendër të Europës . Gjithashtu është një vend studimi shumë i mirë pasi duke e studiuar në mësojmë shumë për funksionet e lumit kur është një rrjedhë natyrale. Kjo është një nga arsyet pse erdhëm ketu në Vjosë ne tani jemi të fokusuar tek degët e Vjosës, degët natyrale të saj.

Sepse ti ku e studion nuk duhet të fokusohesh vetëm tek ujëmbledhësi por edhe tek deget . Kemi ardhur specifikisht për lumin Shushica sepse dëgjuam se kishte interes për të ndërtuar hidrocentrale të pabauzara në asnjë evidencë apo dije. Është e njëjta gjë këtu si në kalivaç dhe Poçem ku po ndërtohen pa asnjë plan apo evidencë , për të parë efektet afatgjata , efektet negative ekologjike”, thotë ai.

I alarmuar për të ardhmen e lumit Vjosa, profesor Shimer flet për pasojat, nëse ndërtohen hidrocentralet. “Nëse ata ndërtojnë sistemi natyror do të bllokohet , do të shkatërrohet vazhdimesia e sistemit të transportit, do të humbë një pjesë mjaft e madhe e sistemit natyrore . Sistemi lumor ka shumë funksione një ndër to është pastrimi i natyrës. Erdhëm këtu si një skuadër me 18 shkencëtarë austriak të një kalibri të lartë do thoja. Shumica e njerëzve që erdhëm këtu janë shumë të njohur ndërkombëtarisht për të analizuar dhe studiuar dhe për të treguar se cfarë do të shkatërrohet nëse këto hidrocentrale ndërtohen”, tregon më tej./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!