Shushica dhe 45 lejet për hidrocentrale mbi Vjosën, specialistët paralajmërojnë fundin dramatik të lumit

schedule14:57 - 28 Korrik, 2021

schedule 14:57 - 28 Korrik, 2021

Prej me shumë se 20 vitesh shkencëtarë shqiptare dhe të huaj janë të angazhuar për të shpëtuar lumin e fundit të egër në Europën Qendrore, Vjosë. Nismës i janë bashkuar edhe figura të njohura botërore si aktori Leonardo Dicaprio. Në rrjedhën e këtij lumi dhe degët e tij  qëndruan më shumë se javë 30 shkencëtar nga Austria, Gjermania dhe Italia me qëllim studimin.

Të gjithë kërkojnë që Vjosa të shpallet park kombëtar, e cila do të ishte një garanci më tepër për të ndalur ndërtimin e 45 hidrocentraleve në të gjithë lumin. Shoqatat dhe qytetarë të zonave të Kalivaçit dhe Poçemit fituan betejën e parë për të ndaluar ndërtimin e dy hidrocentraleve. Ndërsa lufta do të zhvillohen në gjykatën e administrative të apelit ku kompania kërkon lejimin për të vazhduar punimet.

………………………………..

Nëse kontratat vihen në zbatim nga kompania që e ka fituar praktikisht  lumi “Vjosa”, ashtu siç ne e njohim sot, nuk do të ekzistonte. Kanionet dhe ujëvarat që ndodhen në të nuk do të ishin një kujtim i largët për të gjithë.  Ndalemi në Brataj të Vlorës, një fshat buzë lumit të Shushicës, që është një ndër degët e rëndësishme të Vjosës.

Shkencëtarë austriakë, gjermanë dhe Italianë, bashkë me kolegët e tyre shqiptarë janë mbledhur si në kuvendet e famshme të labërisë.

Është Fritz Shimer, shkencëtar i famshëm austriak, profesor në universitetin e Vjenës. Prej disa vitesh ai udhëton përgjatë lumit dhe në degët e Vjosës, bashkë me disa dhjetra shkencëtarë që vijnë nga universitet prestigjioze të Evropës.

Janë mbledhur në këtë kuvend të shqetësuar për fatin e Lumit të Vlorës  pasi qeveria shqiptare ka dhënë leje për të ndërtuar 6 hidrocentrale në një prej degëzimeve të Vjosës. Pas diskutimeve të gjithë i drejtohen lumit, për studiuar florën e faunën.

Në luginën e Vjosës, gjenden rreth 1100 specie të ndryshme bimësh dhe kafshësh. Prej tyre, janë 140 specie të mbrojtura sipas ligjit shqiptar. Studiuesit shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë, kanë sinjalizuar prej kohësh se 40 prej këtyre specieve janë të rrezikuara.

Ndaj dhe shkencëtarët e ardhur nga vende të ndryshme të botës janë të angazhuar që Vjosa dhe degët se saj, të qëndrojnë të paprekura.

Mbi shtratin e Vjosës dhe degët e saj janë dhënë 45 leje për të ndërtuar hidrocentrale. Nëse ndodh kjo, sipas specialistëve, ky do të ishte fundi dramatik i lumit të fundit që ka mbetur ende i egër në Evropë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!