“Mini Shengeni” bën bashkë sërish Ramën, Vuçiç dhe Zaev, nesër mblidhen në Shkup

schedule11:54 - 28 Korrik, 2021

schedule 11:54 - 28 Korrik, 2021

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç ditën e nesërme 29 korrik, do të mblidhen sërish bashkë në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.

Ky takim do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut ndërsa mësohet se takimi do të ketë pjesëmarrës edhe përfaqësues të Dhomave Tregtare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Forumi Ekonomik i Shkupit për Bashkëpunimin Rajonal është organizuar në kuadrin e Nismës së Katër Lirive (e njohur si “Shengeni Ballkanik”), nisur nga udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Tetor 2019.

Qëllimi kryesor i nismës është që t’i bëjë nismat ekzistuese rajonale më efektive në mënyrë që të arrihen rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Iniciativa çon në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, i cili, duhet ta sjellë rajonin më pranë Bashkimit Evropian dhe të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë. e.l/abcnews.al/

(Agjenda e plotë)