Zaev: BE të njoftojë kur të vendos për të vazhduar procesin integrues

schedule18:24 - 27 Korrik, 2021

schedule 18:24 - 27 Korrik, 2021

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar këtë të martë deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev, i cili në prag të vazhdimit të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me Shkupin tha se në Maqedoninë e Veriut shkelen të drejtat e komuniteteve pakicë.

Zaev tha se Qeveria është e përkushtuar për siç tha ai, evropianizimin e vendit.

“Kjo është punë e Bashkimit Evropian, kur të vendosin për ta vazhduar procesin, le të lajmërohen.

Në ndërkohë ne vazhdojmë me evropianizimin këtu. Kemi procese serioze në agjendën Evropa në Shtëpi, që do të thotë edhe unifikimin e tarifës së doganave, ja sot në Qeveri është faza e parë ndërsa vazhdojnë konsultimet, ku do t’i barazojmë të gjitha doganat në nivelin e Bashkimit Evropian. Kjo është pjesë e kapitujve, ne tashmë po e bëjmë”, tha Zaev./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!