Ditët e fundit shifrat e të infektuarve me Covid janë rritur në thuajse të gjithë vendet e rajonit.
Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 3 839 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 39 raste të reja.
Rastet e reja në Tetovë-14, Shkup-12, Gostivar-5, Kumanovë-4, Kërçovë-2 dhe nga 1 në Manastir dhe Vallandovë.
Nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje dhe betejën me Covid e kanë fituar 12 persona.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156,124, numri i pacientëve të rikuperuar është 150,307, numri i të vdekurve është 5,491, ndërsa numri i rasteve aktive është 326./abcnews.al