Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Mos vishni kurrë bikini, jua paguaj unë çdo gjobë”, Pink mbështet volejbollistet norvegjeze

schedule11:39 - 27 Korrik, 2021

schedule 11:39 - 27 Korrik, 2021

Pink mbështet betejën e volejbollisteve norvegjeze, duke vendosur të paguajë gjobën prej 1500 eurosh, e cila iu vendos nga Federata, pasi vajzat veshën pantallona të shkurtra, në vend të bikinit gjatë një ndeshjeje.

Ajo u shpreh se ishte shumë krenare për ekipin kombëtar të volejbollit të plazhit për femra të Norvegjisë. Me anë të një mesazhi në profilin e saj Tëitter, këngëtarja shkruan se ato protestuan kundër rregullave për uniformën e tyre dhe në këtë rast duhej të gjobitej federata dhe jo sportistet.

Madje, Pink i nxiti që të vazhdojnë betejën e tyre duke shtuar se do të ishte e lumtur të paguante të gjitha gjobat që do të merrnin. Ekipi i volejbollit të plazhit për femra u gjobit me 150 euro secila, për një total prej 1500 eurosh, pas ndeshjes me Spanjën në kampionatin europian në Bullgari.



 

Për faktin se nuk kishin veshjen e përshtatshme. Rregullorja e federatës ndërkombëtare të volejbollit parashikon që lojtaret të kenë bikini. Ndërsa meshkujve iu lejohet të veshin pantallona të shkurtra dhe kanatiere. Dhe ish kampionia e tenisit Billy Jin King, mbështeti sportistet duke e quajtur ofenduese gjobën.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe një klub britanik volejbolli, duke i cilësuar rregullat për bikinin, si diskriminuese, aq sa mund të ndalojnë shumë vajza që të merren me këtë sport. Ekipi norvegjez falënderoi në Instagram për mbështetjen e marrë nga e gjithë bota. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!