Koreja e Veriut dhe e Jugut kanë rënë dakord që të rivendosin lidhjet e ndërprera të komunikimit. Lajmi është dhënë nga zyra presidenciale e Koresë së Jugut. Koreja e Veriut kishte ndërprerë në mënyrë të njëanshme të gjitha komunikimet zyrtare, në qershorin e një viti më parë, pasi aktivistë dërgonin postera anti Penian përtej kufirit.
Por liderët e dy Koreve kanë shkëmbyer letra personale që nga muaji prill, me synimin për të përmirësuar lidhjet dhe kanë rënë dakord dhe për rivendosjen e linjave të telefonit.
Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut në këtë mënyrë kanë rihapur linjën e drejtpërdrejtë të komunikimit ndërkufitar 13 muaj pas shkëputjes. Dhe Peniani ka konfirmuar zyrtarisht lajmin duke sqaruar se një hap i tillë do të ketë një rol pozitive në përmirësimin e marrëdhënieve me Seulin.
Njoftimi erdhi ndërsa dy Koretë shënuan 68 vjetorin e armëpushimit që i dha fund luftës Koreane 1950-53. /abcnews.al