PAMJET/ Momenti kur djali i Azem Hajdarit dërgohet në gjyq

schedule11:21 - 27 Korrik, 2021

schedule 11:21 - 27 Korrik, 2021

Tre ditë pas arrestimit, djali i vogël i Azem Hajdarit i cili mban edhe emrin e babait të tij të ndjerë është dërguar në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë. Mbrëmjen e 23 korrikut ai u kap me drogë në makinë nga policia e Elbasanit.

Të nesërmen, Hajdarit dhe shokut të tij Ergi Gjumsi 21 vjeç policia i komunikoi arrestimin. Policia bëri sekuestrimin e automjetit të tyre tip “Audi”, me të cilin ato po lëviznin në momentin e ndalimit, dy aparateve celularë si edhe 5 dozave lëndë narkotike e dyshuar kanabis për të cilën u arrestuan.

Prokurori Ritvan Skura ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg me afat një muaj deri në kthimin e përgjigjes nga instituti i mjekësisë ligjore. Tashmë pritet mbrojtja e palës nën akuzë dhe vendimi i gjyqtarit Taulant Tafa. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!