Ambasada e SHBA: Pas Shullazit e Martinajt presim që ligji të vijojë me Tahirin

schedule17:17 - 20 Nëntor, 2018

schedule 17:17 - 20 Nëntor, 2018

Shtetet e Bashkuara  të Amerikes vazhdojnë me kërkesën e tyre për sundim të fortë të ligjit në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada amerikane në Tiranë shpreh angazhimin e përkushtuar të saj ndaj të ardhmes së vendit tonë.  Edhe në këtë postim selia diplomatike amerikane shtron sërish pyetjen se “Kush e ka Radhën”, ndërsa iu referua vendimit të djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda për Ervis Martinaj.

“Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin”, shkruhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Në këtë reagim të saj, ambasada vlerësoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Por, kundrejt këtij qëndrimi ka reaguar vetë ish ministri Tahiri. “Siç nuk duhet të ndodhte në një vend normal, për fat të keq ka ndodhur që Ambasada Amerikane ka folur për hetimin ndaj meje më shumë se ç’kam folur unë vetë”, shkruan Tahiri në rrjetet sociale, ku dhe ndan besimin se sëbashku me ambasadën amerikane duan dhe presim të njëjtën gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI!./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!