Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete 47-vjeçari, Ylber Lezi.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar bashkëshortja Mine Lezi 51-vjeç dhe vajza e tyre A. Lezi 21-vjeçe si të dyshuara për vrasjen e kryefamiljarit.
Lexo edhe: “Ishte i alkoolizuar”, kryeplaku tregon si ndodhi krimi në familjen në Klos: Dëgjuam britma
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se nënë e bijë në bashkëpunim me njëra- tjetrën e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 47-vjeçarit.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Në një reagim për ABC kryeplaku i fshatit Gurrë e Vogël, Ibrahim Elezi tha se rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së dielës ka dëgjuar britma në banesë, por pasi kanë shkuar për të mësuar çfarë po ndodh, bashkëshortja e viktimës Mine Lezi ka refuzuar të hapë derën.
Ma pas është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku pasi kanë hyrë me forcë në banesë kanë gjetur të pajetë trupin e 47-vjeçarit i cili kishte pësuar dëmtime nga goditja me sende të forta ./abcnews.al/