Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia shqiptare, gazeta kroate: Shoferi i lodhur i çoi drejt vdekjes në vend të atdheut

schedule09:18 - 26 Korrik, 2021

schedule 09:18 - 26 Korrik, 2021

“Shoferi i lodhur i çoi në vdekje në vend të atdheut”. Me këtë titull është hapur gazeta më e madhe kroate “Jutarnji list” ditën e sotme. Aksidenti u mori jetën 10 shqiptarëve të Kosovës, të cilët po ktheheshin nga Gjermania te të afërmit e tyre për të kaluar pushimet, por rrugëtimi u pre në mes.

Titulli i gazetës kroate bazohet te dëshmia e shoferit, i cili deklaroi se edhe pse kishte vetëm 30 minuta që kishte marrë drejtimin e autobusit për një moment e zuri gjumi mbi timon duke humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë shkaktoi tragjedinë.

Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!