Ministri kroat i Shëndetësisë: Në autobus ndodheshin 15 të mitur, një vajzë në gjendje rëndë

schedule12:23 - 25 Korrik, 2021

schedule 12:23 - 25 Korrik, 2021

Ministri i Shëndetësisë Vili Beroš, në Kroaci  folur në një komunikim për mediat në lidhje me situatën e të lënduarve në aksidentin tragjik në Brod të Kroacisë.

Ai deklaroi se në autobus ndodheshin 15 të mitur, kurse një vajzë ndodhet në gjendje të rëndë.

Lexo edhe: Aksidenti me 10 viktima në autobusin me shqiptarë, media kroate: Shkak, lodhja e shoferit

“Në autobus kishte 15 të mitur, ndërsa një vajzë është plagosur rënë”, tha Beroš.

Nga ana tjetër drejtori i spitalit të përgjithshëm në Slavonski, Dr. Josip Samardzic tha se stafi është përkushtuar për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve dhe se aktualisht 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të dielë në autobusin me targa të Kosovës të linjës, Frankfurt-Prishtinë.

Pas këtij aksidenti tragjik kanë reaguar edhe autoritete të Kosovës.

Më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se ministri i Brendshëm është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa theksoi se shteti i Kosovës është pranë familjarëve të viktimave, duke i uruar edhe shërim të shpejtë të lënduarve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!