Një tjetër sportist i Shqipërisë në Lojërat Olimpikë ka përfunduar një prej garimeve. Bëhet fjalë për qitësen Manuela Delilaj, e cila është renditur e 37-ta në disiplinën 10 metra pistoletë me ajër.
NJOFTIMI I KOKSH – Qitësja Manuela Delilaj renditet e 37-ta. Ka përfunduar garimin e saj në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 edhe Manuela Delilaj. Sportistja olimpike qe garon ne qitje 10 metra pistolete me ajër garoi ne baterinë e pare.
Delilaj arriti të grumbullonte në total 565 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 37 nga 53 sportistë pjesëmarrës në këtë disipline. Gara e saj e radhës do të jetë në 29 korrik në 25 metra pistolete precizion. /abcnews.al