Presidenti Ilir Meta ka uruar xhudisten që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike e cila siguroi medaljen e arit duke mposhtur kundërshtaren japoneze në shtëpinë e saj.
Meta përgëzon Distria Krasniqin dhe mbarë ekipin, duke theksuar se ai nuk zhgënjen kurrë.
“Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës! Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen!”, shkruan Meta. m.v/abcnews.al