Rritet numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni

schedule14:49 - 23 Korrik, 2021

schedule 14:49 - 23 Korrik, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të raste të reja me Covid.

Në raportin e fundit të ministrisë bëhet me dije se nga 3 569 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 36 raste të reja.

Rastet e reja janë konfirmuar në Kumanovë janë regjistruar 15 raste të reja, Shkup – 7, Tetovë – 6, Prilep 1 dhe Gostivar 2 rast i ri.

Fatmirësisht në orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe betejën me Covid e kanë fituar 12 qytetarë.

Ndërkohë deri më tani numri i rasteve aktive është 265./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!