Protesta e bizneseve, Leli si Rama: Kush do muzikë të lartë në orë të vona të dalë jashtë qytetit

schedule19:41 - 22 Korrik, 2021

schedule 19:41 - 22 Korrik, 2021

A ka një plan për të plotësuar kërkesat e bizneseve në Vlorë, për sa i përket orës policore? Kësaj pyetje Dritan Leli i është përgjigjur se vazhdimisht ka organizuar takime me përfaqësues të bizneseve ndërsa shton se duhen marrë parasysh kërkesat e tyre.

Leli ka theksuar muzika përveçse shton mundësinë për infektimin me Covid, për shkak se i bën njerëzit të flasin me zë më të lartë dhe të afrohen më shumë me njëri tjetrin, krijon edhe shqetësim tek banorët dhe pushuesit e tjerë.

Leli, ashtu siç deklaroi disa ditë më parë kryeministri Edi Rama, tha se kushdo që dëshiron të dëgjojë muzikë me zë të lartë mund të dalë në zonat jashtë qytetit.

Leli: Është sezon i ndryshëm. Të gjithë bizneset janë bashkëpunëtorët, taksapaguesit që ofrojnë punësime dhe shërbim. Mendoj që duhen dëgjuar dhe ku ka mundësi për të reflektuar të reflektohet. Nuk do e konsideroja politike. Është një kërkesë e tyre për të pasur më shumë orë shfrytëzimi në biznes dhe duan të kenë më shumë fitime dhe shërbime. Jemi në situatë të pazakontë. Kemi diskutuar me përfaqësuese biznesesh. Nuk dua ti politizoj, vetëm në Itali kam qenë para pak kohësh. Dhe kur dola nga takimi nga kryebashkiaku në Milano, shikoje pak njerëz. Pandemia është këtu. I kam takuar bizneset dhe kam folur për të pasur një rregull. Ka qenë një biznes që unë vazhdimisht e këshilloja që të mos përdorte muzikë me zë të lartë që në 8 të mëngjesit. Është shqetësuese. Që në 8 të mëngjesit të fillojë muzikë diskoteke është anormale. Për orët e vona.. Vlora ka hapësira të dedikuara. Kanë mundësi të dalin jashtë qytetit për të pasur muzikë të lartë. U kam shpjeguar se ishte një kakofoni që muzika shpërndante covidin. Por jo nuk është muzika vetë, mund të shtohet nga valët, por jo se është kjo tendenca për të ngritur zërin. Dhe afrohemi fizikisht dhe kjo është në rritje sa më shumë orë të kalojnë. Transmetimi është më i madh. Ta mirëkuptojmë këtë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!